HARTIMI I PLANEVE TË DETYRUARA VENDORE (PDYV) PËR ZONAT E DËMTUARA PIKËSORE TË 148 BANESAVE INDIVIDUALE, BASHKIA RROGOZHINË
Informacione mbi projektin
Vendndodhja Rrogozhinë
Klienti Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Periudha Tetor 2020
Statusi Përfunduar
Shërbimi i ofruar
Hartimi i PDyV për zonat e prekura nga tërmeti, të përcaktuara për rizhvillim dhe urbanizim, duke përfshirë dokumentet e nevojshme për:
Zhvillimi i metodologjisë dhe qasjes së detajuar bazuar në kërkesat ligjore;
Analiza e të gjitha dokumenteve ekzistuese planifikuese dhe bazat e të dhënave në secilën bashki;
Në bashkëpunim të ngushtë me stafin bashkiak, janë përcaktuar dhe planifikuar veprimet prioritare strategjike, investimet kapitale dhe projektet zhvillimore pilot;
Kryerja e konsultimeve me palët e interesuara për prioritetet e zhvillimit, kryerja e hulumtimeve në terren (sasiore dhe cilësore) për të identifikuar sfidat e zhvillimit për sektorët ekonomikë dhe socialë;
Të dhënat e mbledhura dhe të analizuara për zhvillimin ekonomik dhe social (demografik, migracion, punësim, zhvillim biznesi, bujqësi, turizëm etj.);
Hartimi i strukturës së të dhënave për planet e zhvillimit ekonomik dhe territorial;
Përgatitja e bazës së të dhënave territoriale të integruar në platformën GIS;
Përgatitja e të gjithë dokumentit përfundimtar (siç kërkohet nga kuadri ligjor) dhe paraqitja për miratim në Këshillat Bashkiakë dhe në Këshillin Kombëtar të Territorit.