UTS-01
URBAN AND TRANSPORT STRUCTURES COMPANY

UTS-01

Themeluar në vitin 2007, kompania UTS-01 ka si qëllim kryesor të punës së saj të ofrojë një shërbim cilësor.

Aktiviteti ynë i përditshëm është kryesisht i fokusuar në tre fusha kryesore të cilat janë: I) hartimi i projekteve arkitekturore dhe strukturore; II) vlerësimi i riskut sizmik dhe vlerësime strukturore; III) studime urbanistike dhe mjedisore.

UTS‐01 disponon paisjet e nevojshme për kryerjen e provave inxhinierike joshkatërruese të betonit si: “Pundit ultrasonic” për matjen e shpejtësisë së përhapjes së valëve (Ultrasonic Pulse Velocity), Sklerometër për kryerjen e “Rebound test”, Profometër (skaner) për skanimin e elementëve për verikimin e sasisë armaturës, matjen e thellësisë së plasaritjes (Crack Depth Measurement), matjen e korrozionit (Steel Rebar Corrosion Measurement), si dhe provave gjysmëshkatërruese dhe joshkatërruese të muraturës si: Piston hidraulik që shërben për vlerësimin e rezistencës në prerje të muraturës dhe “Mortar Penetrometer” për vlerësimin e cilësisë së llaçit.

UTS-01
  • 100
    %
    Consulting Success
  • 120
    +
    Klientë
UTS-01

Shërbimet tona

Projektime të plota të strukturave të banimit, industriale, turistike apo të veçanta; përgatitja e projekteve të veprave infrastrukturore komplekse. Hartimi i projektit elektrik, hidraulik, mekanik dhe MNZ.

Kryerja e studimeve për vlerësimin e riskut sizmik dhe faktorëve kyç të tij: rreziku, ekspozimi, cenueshmëria. Hartimi i akt-ekspertizës së thelluar të ndërtesave për vlerësimin e kapacitetit strukturor të tyre.

Analizë, planifikim dhe vlerësim i zhvillimit urban në kontekstin e ndikimit të tij në mjedisin natyror dhe ndërveprimin me komunitetin. Hartimi i Planeve të Detajuara Vendore dhe Planeve të Detyruara Vendore, kryerja e Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis.

UTS 01
  • Historiku

    Kompania UTS-01 “Urban & Transport Structures” u themelua në vitin 2007 me qëllim kryesor realizimin e: studimeve urbanistike, projektimeve të plota të strukturave të banimit, industriale, turistike apo të veçanta; përgatitjen e projekteve të veprave infrastrukturore komplekse si rrugë, hekurudha, autostrada, ura dhe vepra arti, tunele, porte, aeroporte; studime të riskut sizmik dhe studime të tjera në lidhje me inxhinierinë sizmike; etj.

  • Me më shumë se 15 vite eksperiencë në shërbimet e konsulencës, studimet strukturore të objekteve ekzistuese, projektimin e strukturave (projekt i detajuar arkitekturor, strukturor, elektrik HVAC, mekanik dhe MNZ së bashku me relacionet dhe çdo dokument tjetër pjesë të projekteve) dhe trajnime profesionale, UTS-01 ka kryer me sukses studime dhe projekte komplekse të cilat, secili më vete mund të konsiderohej një sfidë në fushën e projektimit. Aftësia e kompanisë UTS-01 është forcuar dhe testuar në vite dhe ka provuar aftësinë për të përmbushur me rigorozitet detyrimet edhe në rastet kur janë duke u hartuar më shumë se një projekt në mënyrë të njëkohshme.

Ekspertët tanë

UTS-01, përmes stafit të saj të ekspertëve me në krye Z. Markel Baballëku, ka arritur gjithmonë të realizojë projektet dhe studimet sado komplekse në kohë pa cenuar cilësinë e punës së kryer.

Projektet tona

Partnerët

  • UTS-01
  • UTS-01
  • UTS-01
  • UTS-01
  • UTS-01
  • UTS-01