PLANI I DETYRUAR VENDOR PËR ZONAT E DËMTUARA PIKËSORE, NJËSIA STRUKTURORE VO_UB_A2_2-12, BASHKIA VORË
Informacione mbi projektin
Klienti Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Periudha Tetor 2022
Statusi Përfunduar
Shërbimi i ofruar
Hartimi i PDyV për zonat e prekura nga tërmeti, të përcaktuara për rizhvillim dhe urbanizim, duke përfshirë dokumentet e nevojshme për:
Zhvillimi i metodologjisë dhe qasjes së detajuar bazuar në kërkesat ligjore;
Analiza e të gjitha dokumenteve ekzistuese planifikuese dhe bazat e të dhënave në bashki;
Në bashkëpunim të ngushtë me stafin bashkiak, janë përcaktuar dhe planifikuar veprimet prioritare strategjike, investimet kapitale dhe projektet zhvillimore pilot;
Kryerja e konsultimeve me palët e interesuara për prioritetet e zhvillimit, kryerja e hulumtimeve në terren (sasiore dhe cilësore) për të identifikuar sfidat e zhvillimit për sektorët ekonomikë dhe socialë;
Të dhënat e mbledhura dhe të analizuara për zhvillimin ekonomik dhe social (demografik, migracion, punësim, zhvillim biznesi, bujqësi, turizëm etj.);
Hartimi i strukturës së të dhënave për planet e zhvillimit ekonomik dhe territorial;
Përgatitja e bazës së të dhënave territoriale të integruar në platformën GIS.