Informacione mbi projektin

  • Vendndodhja Kamëz
  • Klienti Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
  • Periudha Nëntor 2020
  • Statusi Përfunduar

Shërbimi i ofruar

Hartimi i PDyV për zonat e prekura nga tërmeti, të përcaktuara për rizhvillim dhe urbanizim, duke përfshirë dokumentet e nevojshme për:

  • Zhvillimi i metodologjisë dhe qasjes së detajuar bazuar në kërkesat ligjore;
  • Analiza e të gjitha dokumenteve ekzistuese planifikuese dhe bazat e të dhënave në secilën bashki;
  • Në bashkëpunim të ngushtë me stafin bashkiak, janë përcaktuar dhe planifikuar veprimet prioritare strategjike, investimet kapitale dhe projektet zhvillimore pilot;
  • Kryerja e konsultimeve me palët e interesit për prioritetet e zhvillimit, kryerja e hulumtimeve në terren (sasiore dhe cilësore) për të identifikuar sfidat e zhvillimit për sektorët ekonomikë dhe socialë;
  • Të dhënat e mbledhura dhe të analizuara për zhvillimin ekonomik dhe social (demografik, migracion, punësim, zhvillim biznesi, bujqësi, turizëm etj.);
  • Hartimi i strukturës së të dhënave për planet e zhvillimit ekonomik dhe territorial;
  • Përgatitja e bazës së të dhënave territoriale të integruar në platformën GIS;
  • Përgatitja e të gjithë dokumentit përfundimtar (siç kërkohet nga kuadri ligjor) dhe paraqitja për miratim në Këshillat Bashkiakë dhe në Këshillin Kombëtar të Territorit.